Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një reagim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjermania nuk e mbështet nismën e shteteve të Ballkanit Perëndimor “Open Balkan”, të cilën e konsideron si “duplifikim” i Mini-Schengenit.
Zulfaj, me anë të një postimi në ‘Twitter’, tutje ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë të punojnë së bashku drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian,
“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai.
“Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj”, ka përfunduar ai.
Përgjatë së mërkurës, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Qeveria Federale e Kancelares Angela Merkel kanë thënë se mbështesin çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, ka thënë për Express një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Të pyetur nëse kjo nismë është një sinjal që Bashkimi Evropian ta ndryshojë politikën e zgjerimit, meqë vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë rrugë të tjera të bashkëpunimit pa u anëtarësuar në BE, nga Berlini thonë se qëndrimi i tyre për “perspektivën drejt BE’së të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bazuar në metodologjinë e re të zgjerimit, mbetet i pandryshueshëm”.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…