Këshilltari i Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka reaguar pas fotografisë së postuar nga Behgjet Pacolli në Tiranë.
Zaimi ka shkruar se ai nuk mund ta takojë nënën e tij që jeton vetëm në Tiranë kurse Pacolli mund të hyjë e dal kur të dojë.
“Dmth. unë nuk mund të shkoj të takoj nënën time që jeton vetëm në Tiranë, sepse masat kufizuese kundër pandemisë e ndalojnë këtë, por Pacolli mund të hyjë kur të dojë në Shqipëri e Kosovë”, ka shkruar Zaimi.
Ai i ka quajtur Presidentin Thaçi dhe deputetin Behgjet Pacolli kontrabandistë.
“Këta politikanë si Pacolli, Thaçi dhe ata që i ndihmuan në Shqipëri, janë kontrabandistë midis pandemisë. Këta shkelin çdo ligj e masë, dhe nuk u vjen turp. Këta përqeshin dhe tallen me qytetarët e policinë, dhe nuk skuqen. Autorët e kushtetutës shkruajnë se si këta e kanë gabim, por këta vazhdojnë. Mesazhi i tyre: “ne nuk ndalemi prej ligjit, masave, demokracisë – ne mund të na ndalë vetëm dikush më i fortë se ne”, ka thënë Zaimi.
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…