Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi dha emrin e Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër të Kosovës, tashmë janë duke u bërë gati për të propozuar ministrat e kësaj qeverie nga partia e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
Burime të Gazetës Insajderi, kanë bërë me dije se të propozuarit për ministra në këtë qeveri, janë: Vlora Dumoshi do të vazhdojë të udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu do të vazhdojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Lumir Abdixhiku do të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Arban Abrashi do të zë vendin e Abdixhikut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Hykmete Bajrami do të emërohet zëvendëskryeministre dhe Armend Zemaj do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Përveç LDK-së, edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë propozuar emrat e ministrave dhe zëvendëskryeministrit. Burime të Gazetës Insajderi, kanë treguar se AAK-ja në këtë Qeveri do të ketë 4 ministra dhe një zëvendës kryeministër.
Ministra nga AAK-ja do të jenë Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj , ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…