POLITIKE

Këta janë të propozuarit e LDK’së për ministra, ka edhe emra befasi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që të krijojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re. Deri më tani, LDK ka nisur bisedimet me AAK’në dhe Nismën për të lidhur një koalicion qeverisës. Burime të T7 brenda LDK’së kanë treguar se kush do të jenë gjashtë emrat e LDK’së që do të drejtojnë ministritë si dhe postin e zëvendëskryeminitrit

T7 mëson se emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ministra janë: Vlora Dumoshi do të vazhdojë të udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Agim Veliu do të vazhdojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Lumir Abdixhiku do të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. Lutfi Zharku do të zë vendin e Abdixhikut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Hykmete Bajrami do të emërohet zëvendëskryeministre. Armend Zemaj do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkaq befasia në listën e LDK’së është infektologu Valbon Krasniqi, të cilin deri më tani jemi mësuar duke e parë në prononcimet e tij për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.

Sipas këtyre informatave brenda LDK’së, Valbon Krasniqi do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë.

Në Qeverinë Kurti, LDK’ja kishte edhe ministrinë e Mbrojtjes, të udhëhequr nga Anton Quni, por tashmë kjo ministri nuk do t’i takojë më LDK’së.

Ndërkohë, LDK’ja tashmë ka dhënë emrin e Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër të Kosovës.

Ndërkaq në bisedimet me LDK’në, është vendosur që AAK’ja të ketë tre ministra në qeverinë e re.

Kush kryesor i LDK’së për partitë tjera për formim të qeverisë është që emrat e propozuar për ministra të mos kenë asnjë aktakuzë.

Ndërkohë përveç AKK’së dhe Nismës, është përmendur edhe AKR’ja e Behgjet Pacollit për të qenë pjesë e qeverisë së re, mirëpo kjo ende nuk është konfirmuar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

8 orë ago