POLITIKE

Këto ishin dy propozimet e Vuçiç-it në takim me Kurtin – targa neutrale dhe dokument veç për serbët që nuk jetojnë në Kosovë

Serbia ka pasur dy propozime në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Këto dy propozime të prezantuara në takim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka prezantuar para mediave vartësi i tij, Petar Petkoviç.

“Pala jonë dje ka dalë me dy propozime sa i përket lirisë së lëvizjes, pra se si të gjendet një zgjidhje para 1 shtatorit, sepse për atë kohë Kurti paralajmëron zbatimin e reciprocitetit me vendime të dhunshme”, tha Petkoviç.

“Sa i përket letërnjoftimeve, ne ishim të gatshëm të lëshojumë një dokument hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore kur të shkojnë në territorin e Kosovës në vendkalimin administrativ të Prishtinës”, ka shpjeguar Vuçiç.

Ndërsa për serbët që jetojnë në Kosovë, Petkoviç ka thënë se s’ka nevojë të lëshohet kurrfarë dokumenti, “sepse ata udhëtojnë brenda vendit të tyre”.

“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë serbë që udhëtojnë transit në një vend të tretë. Destinacioni përfundimtar i serbëve që jetojnë në Kosovë nuk është Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por pragu i tyre. Siç e ka imagjinuar Kurti, serbët që kanë jetuar gjithmonë në Kosovë dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre është dashur që pas 90 ditësh të largohen nga territori i Kosovës për të marrë sërish atë letër, gjë që është krejtësisht e papranueshme. Ne nuk pranojmë që dikush të shkel marrëveshjet, duke poshtëruar popullin serb. duke krijuar probleme sigurie”, theksoi Petkoviç.

Sa u përket automjeteve, Petkoviç thotë se sugjeruan, “që automjetet të ri-regjistrohen me targa të statusit neutrale sipas Rezolutës 1244 dhe Kurti ka refuzuar kategorikisht”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

16 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

20 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

21 orë ago