CNN publikoi fotografitë e para nga baza amerikane, e cila u godit nga raketat iraniane të enjten.
Oficerët i thanë CNN të shtunën se shumica e ushtarëve amerikanë ose kishin fluturuar nga baza al-Asad deri në orën 11:00 të martën të kohës lokale ose po strehoheshin në bunkerë – duke pritur derisa raketat të binin rreth orës 01:30 të së mërkurës.
Sulmi raketor iranian zgjati rreth dy orë. Sipas CNN, zona e vetme e bazës që ishte në shënjestër ishte aty ku ishin përqendruar ushtarët amerikanë.