Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.
Për më shumë në: https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx…
Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
– qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë,
– transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit – si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit – për veprimtaritë e lejuara.