Misioni i KFOR-it ka nisur shtimin e barrikadave në Zveçan, me qëllim të sigurimit të një perimetri më të gjerë. Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, njoftoi nga vendi i ngjarjes se gazetarët tash kanë mbetur pranë turmës së protestuesve serbë.
KFOR-i ka dalë më reagim më parë, duke iu kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar. Misioni kërkoi të parandalohet përshkallëzim i mëtejmë i situatës.