Profesori kosovar që ligjeron në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, ka reaguar lidhur me komunikatën e fundit të KFOR-it në të cilën njoftohet për takimet që ka pasur komandanti Ferenc Kajari.
Visoka thotë se një komunikatë e tillë e lëshuar nga KFOR-i si mision i NATO-s shkon përtej qëndrimit të zakonshëm neutral ndaj Republikës së Kosovës.
Madje profesori kosovar thotë se mbase KFOR-i e bën edhe më keq se Bashkimi Evropian.
Sipas tij, një gjë të tillë e kanë bërë për të qetësuar Serbinë, meqë nuk i referohen Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, derisa Goran Rakiqit i referohen si kryetar i Listës Serbe.
“NATO në këtë deklaratë për shtyp për të qetësuar Serbinë shkon përtej neutralitetit të zakonshëm të statusit (madje më keq se BE-ja). Ajo i shmanget adresimit të Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ndërsa Goran Rakiqit i drejtohet kryetar i Partisë së Listës Serbe”, ka shkruar Visoka./Express/
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…