LAJME

KGjK ia ofron mbi 61 mijë euro dëmshpërblim Naser Pajazitajt, i refuzon pasi kërkoi mbi 1 milion

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka vendosur që Naser Pajazitajt i cili akuzohej për vrasjen e D.P.,, ta dëmshpërblejë me 61 mijë e 777 euro e 16 centë, përkundër se i njëjti kishte kërkuar shumën prej 1 milion e 150 mijë e 985 euro, për privim nga liria pa bazë.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Koordinatori i Njësisë për Çështje Ligjore, në KGjK, Astrit Hoti.

Mirëpo, i njëjti tha se ky vendim i KGjK-ës është refuzuar nga Naser Pajazitaj.

Po ashtu, i pakënaqur me këtë vendim u shpreh edhe mbrojtësi i Pajazitajt, avokati Ahmet Tahiri i cili tha këtë vendim e kanë refuzuar dhe tutje do të ushtrojnë padi në gjykatë.

Gjykata Supreme më 6 prill 2023, e ka liruar nga Naser Pajazitajn nga akuza për vrasjen e D.P., me arsyetimin se nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e Pajazitajt.

Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e kishte dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e D.P., në nëntor të 2015-ës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit mbi dënimin. Ndërsa, Prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Kurse, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, kishte marrë vendim, me të cilin ia kishte ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e D.P., por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago