Disa shpërthime u raportuan përreth kryeqytetit ukrainas, Kievit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Disa shpërthime në lagjet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë në vendet e ngjarjes. Informacione të detajuara pritet të bëhen publike më vonë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në Telegram.
Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se në veri-lindje të Kievit pa shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Po ashtu sot herët në mëngjes pasi raportime se ka pasur sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s.