Kim Kardashian irriton fansat me paraqitjen e saj ku mbulon edhe fytyrën

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë vëmendjen e gjithë publikut me daljen e saj të fundit.

Derisa hyri në hotelin Ritz-Carlton në Central Park South, ai u shfaq e mbuluar e tëra me kostum të zi, përcjell Klankosova.tv.

Ajo me këtë veshje publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, paraqitje kjo e cila nga disa fansa u komentu si e çuditshme e nga disa irrituese.

Veshja e Kim Kardashian, e gjitha në lëkurë të zezë, përfshinte çizme me taka, pallto të gjatë dhe mbulim të plotë të fytyrës, derisa i shiheshin vetëm një pjesë e flokëve.

Ndryshe, Kimi aty arriti për shfaqjen e ‘Met Gala 2021’, që do të mbahet nesër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)