Kina ka kërkuar nga NATO që t’u kërkojë falje disa vendeve, përfshirë edhe Serbisë, për siç thuhet “jetët e humbura nga luftërat”
Lijian Zhao, drejtor i Departamentit të Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, ka dalë me një postim në Twitter, ku ka vënë edhe disa foto nga luftërat e ndryshme në Irak, Siri, Libi e Afganistan.
“NATO duhet t’i kërkojë falje Serbisë, Irakut, Libisë, Sirisë e Afganistanit për 900,000 jetët e humbura nga luftërat dhe për dhjetëra miliona refugjatë”, thuhet në postimin e Zhaos më 18 korrik.
Kina na vazhdimësi ka mbajtur anën e Serbisë, megjithëse për luftën që i referohet, Serbia ishte ajo që e nisi, shkaktoi masakra të shumta e dëboi gati një milion shqiptarë nga Kosova. NATO ndërhyri ndaj caqeve ushtarake serbe vetëm pasi Beogradi zyrtar nuk u bind të nënshkruajë marrëveshjen për fundin e luftës.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…