LAJME

Kinemaja në zi, shuhet Alen Delon

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori legjendar francez Alain Delon. Lajmi për vdekjen e tij  njoftua nga tre fëmijët e tij mëngjesin e kësaj të diele, në një deklaratë të përbashkët për shtyp për AFP.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, kanë trishtimin e pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët e tij. Familja e tij ju kërkon të respektoni privatësinë e tij, në këtë moment zie jashtëzakonisht të dhimbshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ikona e kinemasë franceze dhe ndërkombëtare pësoi një goditje në tru në 2019 dhe jetonte në pronën e tij në Douchy.

Ai e ka njohur vetminë që në fëmijërinë e hershme. I lindur në Sceaux në vitin 1935, Alain ishte vetëm katër vjeç kur prindërit e tij u divorcuan dhe ai iu  besua një familje kujdestare, babai i së cilës ishte roje burgu.

“Sa njerëz e dinë që fëmijërinë e kam kaluar në burg? Të paktën në oborrin e burgut të Fresnes – babai im adoptues ishte roje – ku luaja me fëmijët e gardianëve të tjerë”, tha ai në një intervistë në 2015.

Në vitin 2019 Alain Delon mori një Palmë Nderi në Kanë, për të gjithë karrierën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago