FOTO&VIDEO

Kisha e pabesueshme e botës së vjetër, ndërtuar në faqen e malit 1000m të lartë në veri të Italisë

Megjithëse pamjet e saj duken si një fotomontazh, kjo është në fakt një kishë e vërtetë që qëndron në lartësinë 774 metra mbi nivelin e detit, e ndërtuar në faqe të një humnere në veri të Italisë, pa rrugë të dukshme kalimi apo hyrjeje.

E njohur si ‘Santuario Madonna della Corona’ (Faltorja e Zonjës së Kurorës), është ndërtuar në faqen e malit Baldo.

Vendi është i frekuentuar nga pelegrinë që admirojnë panoramën, artin e saj dhe misterin e krijimit.

Faltorja krenare më shumë se 1000 vjeçare qëndron mbi luginën e lumit Adige, pranë liqenit Garda.

Vizitorët tërhiqen nga pamjet spektakolare dhe skulpturat e shfaqura në të, si ato të Scala Santa – shkallët në të cilat ka ecur Jezusi drejt pallatit të Pilatit, shkruan Daily Mail.

Santuario Madonna della Corona besohet se ka qenë një vend eremitësh ku banonin murgjit e lidhur me kishën e St Zeno në Verona, por ende shume pikëpyetje mbeten mbi ndertimin e saj dhe autoret.

Në faqen e internetit të kishës thuhet se në shekullin e 13-të këtu gjendej një manastir dedikuar Santa Maria e Montebaldo.

Në të shtohet: “Vendi është ideal për ata që duan të kombinojnë momente lutjeje deh paqeje të brendshme, me mundësi relaksimi dhe shijimi të natyrës”.

Një pjesë e ndërtesës raportohet se është inauguruar më vonë në 1530 kur pelegrinët mund të arrinin aty vetëm me një palë shkallë të ngushtë përgjatë humnerës. Dy kalime të tjera janë ndërtuar më vonë në mënyrë të vizitorët të mund të shmangnin kalimin e llumit.

Sot vizitorët mund të arrijnë në Santuario Madonna della Corona me një ecje prej dy orësh nga qyteza e Brentino ose të marrin rrugën automobilistike deri në Spiazzi për të ecur më pas vetëm një km drejt kishës. Rruga është e dekoruar me 14 statuja bronzi që përfaqësojnë “Stacionet e Kryqit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

12 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

17 orë ago