Hyrjen kah perëndimi, për besimtarët katolikë, e ndërtuar rrëzë malit. Deri para luftës së dytë botërore i përkiste fshatit Koprivë, komunës së Mitrovicës.
Banorët janë shqiptarë, shumica myslimanë, por kishën e konsiderojnë pronësi nga e kaluara e trashëgimi të së tashmes.
Kisha e Prekës siç njihet në fshat e gryka e malit Lugi i Kishës, territorialisht sot i përkasin fshatit Shtërmc të Zubin Potokut.
Përpos që ia ndërruan fshatin dhe komunën, serbët lokalë po tentojnë që kishën katolike me hyrje nga perëndimi ta kthejnë në kishë ortodokse.
Kjo periudhë sipas historianit Pajazit Hajzeri, nisi pas luftës së dytë botërore, duke sjellë në rrethinë kolonë serbë dhe malazez.
“Në vitet e fundit (vitet 90′) veç kur është pushtuar në mënyrë klasike Kosova prej Serbisë, atë kanë vu dorë në atë kishë aty. Kanë ndërtuar edhe një shkollë për ata banorë që kanë pasur aty ata kolonët. Edhe sot është një kishe e boshatisur. Në vitin 2008 e kanë bërë një renovim…”, thotë Pajazit Hajzeri, Historian.
Së fundmi me vendim të Ministrisë së Kulturës kisha është është futur në Listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, bashkë 22 të tjera.
Në mënyrë që kjo kishë të mos e ketë fatin e shumë të tjerave që ishin katolike e u tjetërsuan nga Kisha Ortodokse Serbe, Hajzeri kërkon kujdes nga Ministria e Kulturës.
“Ministria e Kulturës për këtë objekt fetar duhet me shku në vend, me i taku banorët që e njohin atë kishe si të tyren, mos me e ndryshu historikun e saj. Sepse ne kemi plot kisha në Kosovë për të cilat Serbia ka bërë një historik të veçantë të tyre. Tu e dit ne çfarë ka qenë kish Iliro-Arbërore ata e kanë bërë kisha sllave”
Para disa muajsh në mbrojtje të kësaj kishe si trashëgimi kulturore të shqiptarëve publikisht kishte dalur edhe kryetari i fshatit.
Ndër 23 monumentet tjera në mbrojtje të përkohshme është edhe lokali “Panda” në Pejë.
Aty u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë nga autoritetet serbe, duke tentuar që krimin t’ia m’veshin rrejshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është konfirmuar viteve të fundit edhe nga vet krerët shtetëror të Serbisë.