Këshilli Peshkopal i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi u ka bërë thirrje besimtarëve të mblidhen për lutje në tempujt e pretenduar të saj, raportojnë mediat serbe, ndërsa ka akuzuar shtetin e Malit të Zi për Ligjin mbi liritë fetare si mohim të lirive fetare për serbët.
Siç raportohet, Këshilli Peshkopal i Kishës Ortodokse Serbe ka rikujtuar se dispozita të ngjashme ligjore me ato të Malit të Zi “përmes të cilave rrëmbehet prona kishtare” janë në procedurë edhe “para autoriteteve të institucioneve të pushtetit të Prishtinës”, ndërsa “qëllimi është që Dioqezës Rashkë-Prizren të Patrikanës serbe t’i merret e drejta e pronës në objektet tona të shenjtë në Kosovë e Metohi”, transmeton Koha.net.
“Këshilli Peshkopal dhe të gjithë peshkopët individualisht shprehin besnikërinë ndaj traditës sonë tetëshekullore dhe mbesin deri në fund të palëkundur ndaj rregullimit kanonik të Patrikanës Pejë/Serbe, dhe rikujton se secila nga trashëgimtaret e tyre peshkopale rrjedh nga peshkopatat e lashta, të cilat në fillim të shekullit të 13-të i themeloi Shën Sava, kryepeshkopi i parë serb dhe i tokave bregdetare”, ka thënë Këshilli Peshkopal i Kishës Ortodokse Serbe.
Bëhet e ditur se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka anatemuar presidentin Millo Gjukanoviq dhe të gjithë deputetët që kanë votuar Ligjin mbi liritë fetare deri sa ata të pendohen për atë që kanë bërë, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.
Koha.net rikujton se Qeveria e Kosovës dje ka thënë se Ligji për liritë fetare në Kosovë ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane, ai tani do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…