Për herë të parë për vrasjen e Liridona Murselit nga grabitësit në Prishtinë është deklaruar vjehrri i saj Shaban Murseli.
Murseli ka dhënë një variant të rastit, teksa shtoi se gjendja psikologjike e djalit të tij Naimit dhe fëmijëve të tyre është e rëndë.
Ai shtoi se Liridona ka pasur në çantë një shumë prej 3 mijë euro dhe sipas tij, ajo dyshohet se ka bërë rezistencë ndaj është qëlluar nga grabitësit.
“Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina”, tha ai një prej versioneve të ngjarjes.
Ndërsa tregoi edhe një tjetër variant, “ku Naimi ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë”, duke shtuar: “Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”.
“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina“.
Përveç kësaj, Shaban Murseli ka ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë e lidhur edhe me detyrën që ka i biri i tij si këshilltar i kryetarit të AKR-së
“Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën. Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë“, u shpreh ai.
“Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, tha ai për News24.