POLITIKE

Kjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve “Kurti – Sveçla – Gjuriq”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpërndarjes së disa grafiteve ku shihet kreu i partisë, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, raporton Gazerta Express.

Këto grafite të vendosura në disa pjesë të ndryshme të qytetit në Lipjan dhe në Prishtinë, janë bërë pas takimit në Tiranë të Sveçlës dhe Gjuriqit, takim ky i cili ngriti reagime të shumta.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së, ka thënë se pjesmarrjet nëpër konferenca ndërkombëtare nuk janë negociata, e se tashmë nuk do të mbahet ndonjë konferencë ku ata nuk do të marrin pjesë.

“Pjesëmarrjet nëpër konferencat ndërkombëtare nuk janë negociata. Tash, nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pas rënies së ‘Zajednicës’ dështoi edhe ‘Shkëmbimi territorial’. VETËVENDOSJE! udhëheq qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, gafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit në të cilat shihen foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qyteti.

Ditë më parë një fotografi e publikuar nga Express ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago