Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare për luftën e tij në Ukrainë. Ishte kjo kërkesa e liderit të Kievit, Volodymyr Zelensky, e shprehur në fjalimin e mbajtur në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Presidenti që udhëheq rezistencën bëri thirrje dhe për ngritjen e një Tribunali Special për Rusinë për të shqyrtuar makabritetet e ushtrisë dhe zyrtarëve të saj në mënyrë që kjo që po zhvillohet në Ukrainë të jetë lufta e fundit që bota përjeton.
“Jam i nderuar të jem këtu në shtetin tuaj të fuqishëm, në tokën e lirisë dhe drejtësisë, që janë vlera universale për të cilat do të flas tani. Sigurisht, të gjithë ne dëshirojmë një tjetër Vladimir këtu në Hagë, atë që meriton të dënohet për ato veprime kriminale këtu në kryeqytetin e ligjit ndërkombëtar. Kam bindje të plotë se do ta shohim atë të ndodhë, kur ne të fitojmë dhe e dimë se ne do të triumfojmë”, u shpreh Zelensky.
Presidenti ukrainas tha se Gjykata Speciale kundër Rusisë duhet të ndërtohet sipas shembullit të vendosur nga Procesi i Nuremburgut, gjyqeve të zhvilluara nga aleatët kundër përfaqësuesve të Gjermanisë naziste të mposhtur.
Zelensky akuzoi ushtrinë e Moskës se ka kryer 6 mijë krime lufte vetëm përgjatë prillit, me vrasjen e 207 civilëve, përfshirë 11 fëmijë. Ai listoi edhe krime të tjera si masakrat në Donbas dhe Buça.
Ndërkohë, në muajin mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti për Putin mbi akuzën për rrëmbimin me forcë të fëmijëve nga Ukraina. Por Rusia që nuk është vend anëtar i institucionit të Hagës, refuzon juridiksionin e gjykatës, por edhe akuzat e ngritura ndaj Putinit dhe ushtrisë së tij.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…