BOTA

Klithma e një babai që sapo i kanë vrarë vajzën, ndërkohë që vetë ka nxitur vrasjen e qindra fëmijëve

Kjo është klithma e një babai që sapo i kanë vrarë të bijën në një atentat ku duhej të vritej ai.

Ky është Aleksandër Dugin, aleat bashkëpunëtor dhe ideolog i Putin, një ultranacionalist rus, autor i librit të famshëm “Themelet e Gjeopolitikës”, libër që studiohet në akademitë ushtarake dhe diplomatike ruse si manual për synimet politike dhe ushtarake ruse.

Dugin pretendon që Rusia duhet të sundojë botën dhe për këtë duhet të shkatërrojë Europen, duhet të shkatërrojë SHBA, duhet të shkatërrojë dhe pushtojë dhe Kinën.

Hapi i parë për këtë strategji sipas Dugin duhet të jetë pushtimi i Ukrainës dhe aneksimi i territoreve të saj brenda Rusisë.

Në të gjithë ato humbje jete në Ukrainë dhe Rusi është dhe dora e këtij “ideologu”.

Rreth 400 fëmijë të mitur kanë humbur jetën në Ukrainë prej veprimeve të trupave ushtarake ruse, pa llogaritur me mijëra të tjerë të gjymtuar.

Me dhjetëra mijë prindër ukrainas kanë qarë për fëmijët e tyre të mitur e të rritur që kanë humbur jetën në këtë konflikt makaber të nxitur dhe nga njerëz si Dugin.

Është makaber si shprehje por është shumë e vërtetë.

Ç’të mbjellësh, do korrësh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

9 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

13 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

14 orë ago