Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Kosovës nuk mund t’i vijë asgjë e keqe nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë që për ish-kryeministrin Ablin Kurti, Hoti tha se lideri i Vetëvendosjes, gjithmonë ka qenë në anën e gabuar të historisë, në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.
Hoti ka thënë se agjenda e takimin në Washington do të jetë plotësisht ekonomike. Ai ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti,n në raport me deklaratat për këtë takim.
“Ma gjeni një qytetar të vetëm në krejt Kosovën që mendon se në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet një marrëveshje që mund të jetë e dëmshme për Kosovën. Albin Kurti e ka komplet gabim. Ai e ka pasur gabim historikisht në ngjarje të tilla. Ai ka qenë gabim nga Rambujeja, Vjena, shpallja e pavarësisë e në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova. Edhe tash Kurti është në anën e gabuar të historisë”, tha ai në Dukagjin.
Hoti thotë se siç ka protestuar LVV për Pakon e Ahtisaarit edhe tash e kanë të njëjtën logjikë.
“Ne si LDK, partnerët e koalicionit qeverisës por edhe një pjesë e opozitës nuk ka kësi lloj dyshime se në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë diçka të keqe për Kosovën”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.