POLITIKE

“Kokën” e tij e kërkon Erdogani, kërcënohet me jetë kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bujar Spahiu, personazhi që presidenti turk Erdogan kërkon që të largohet nga posti është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Burime diplomatike, por edhe nga KMSH konfirmuan se në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë. Kështu pak kohë më parë një person me background kriminal dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.

Jo vetëm kaq, përmes të njëjtave burime mësohet se edhe dy biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri janë takuar me kreun aktual të KMSH dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqje fiktive nga detyra.

Këto përpjekje vijnë në një kohë kur konflikti brenda Komunitetit Mysliman ka dalë në sipërfaqe mes një grupimi që konsiderohet si afër Turqisë dhe që e akuzon Spahiun si gylenist.

Pak javë më parë para selisë së Komitetit Mysliman Shqiptar pati edhe një protestë kundër kryetarit Bujar Spahiut, ndërsa ekzistencën e një konflikti të brendshëm e konfirmon për MCN edhe edhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, institucion që mbikëqyr marrëdhëniet mes bashkësive fetare dhe Shtetit Duket se konflikti i ndezur për kryetarin e KMSH-së po mban peng edhe hapjen e Xhamisë së Namazgjasë e cila po ndërtohet me fonde të besimtarëve mysliman turq.

Për këtë arsye edhe presidenti Erdogan ka shtyrë vizitën e planifikuar për inagurimin e kësaj xhamie.

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë nisën ne vitin 2015 dhe ishte parashikuar që të zgjasnin 2-3 vite. Por Sot pas 8 viteve dyert e xhamisë nuk janë hapur ende për besimtarët myslimanë dhe vizitorët.

Kujtojmë që zgjedhjet për kryetarin e 4 viteve të ardhëshme të KMSH zhvillohen në mars të vitit 2024.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

14 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

16 orë ago