“Kolaps i diplomacisë dhe administratës Biden”, i quan Grenell zhvillimet për çështjen e targave

grene

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po i quan kolaps të udhëheqësisë amerikane, zhvillimet mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

Sipas tij, populli i Ballkanit po vazhdon të injorohet nga presidenti amerikan Joe Biden dhe administrata e tij, përcjell Klankosova.tv.

”Gazetarët në DC vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps të diplomacisë dhe udhëheqjes amerikane.

Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”.

I gjithë ky reagim i tij, vie vetëm pak orë pasi u arrit marrëveshje mes palës kosovare dhe asaj serbe për çështjen e reciprocitetit të targave, e për të cilën përmes një cicërime, për tensionet e ngritura dhe takimin e zhvilluar dje në Bruksel, reagoi ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj.

Ajo në reagimin e saj, kritikoi negociatat e Qeverisë Kurti, me palën serbe, duke thënë se nga një dialog për njohje reciproke, u reduktua në një dialog për targat e automjeteve, përcjell Klankosova.tv.