FOTO&VIDEO

“Kom me ta shpraz karikatorin n’kry…”/ Rrahja brutale e të riut në Pejë

Nga dukuritë më shqetësuese në vendin tonë është edhe dhuna fizike e cila përdoret ndaj të rinjve, duke u rrezikuar kështu siguria publike. Raste të tilla denoncohen vazhdimisht në Polici, por edhe nga qytetarët të cilët nuk hezitojnë që të raportojnë të keqen dhe të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në qytetin e Pejës, ku një person i dyshuar në bashkëkryerje me disa të tjerë, kanë rrahur brutalisht një të ri.

Teksa i riu hante grushte e shqelma dhe poshtërohej e kërcënohej me jetë, një person i përfshirë në rast u sigurua që gjithçka ta dokumentojë me pamje, duke incizuar me telefonin e tij gjithë sulmin brutal ndaj viktimës, për të cilin Sinjali mëson se është E.Q18-vjeçar.

Në pamjet e siguruara, i dyshuari kryesor dëgjohet teksa përmend data të muajit korrik dhe për secilën prej tyre i jep nga një goditje viktimës i cili rrëzohet në tokë dhe shqelmohet edhe nga personat tjerë që ndodhen përreth.

I dyshuari i njëjtë e ngrit në këmbë sërish viktimën E.Q dhe vazhdon ta godas, teksa personat tjerë i kërkojnë që të ndalojë duke i thënë ‘boll’. I njëjti pyet ‘shokët’ e tij që ndodheshin aty se ‘A e vrajmë qëtu ia q*jmë… ta mysim krejt?’.

E më të përfunduar rrahjen, i dyshuari i jep kohë 10 sekonda viktimës E.Q që të largohet nga aty, në të kundërtën e kërcënon se do ia zbraz karikatorin në kokë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Në vijim mund të ndiqni videon:


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

13 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago