Nga dukuritë më shqetësuese në vendin tonë është edhe dhuna fizike e cila përdoret ndaj të rinjve, duke u rrezikuar kështu siguria publike. Raste të tilla denoncohen vazhdimisht në Polici, por edhe nga qytetarët të cilët nuk hezitojnë që të raportojnë të keqen dhe të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në qytetin e Pejës, ku një person i dyshuar në bashkëkryerje me disa të tjerë, kanë rrahur brutalisht një të ri.
Teksa i riu hante grushte e shqelma dhe poshtërohej e kërcënohej me jetë, një person i përfshirë në rast u sigurua që gjithçka ta dokumentojë me pamje, duke incizuar me telefonin e tij gjithë sulmin brutal ndaj viktimës, për të cilin Sinjali mëson se është E.Q, 18-vjeçar.
Në pamjet e siguruara, i dyshuari kryesor dëgjohet teksa përmend data të muajit korrik dhe për secilën prej tyre i jep nga një goditje viktimës i cili rrëzohet në tokë dhe shqelmohet edhe nga personat tjerë që ndodhen përreth.
I dyshuari i njëjtë e ngrit në këmbë sërish viktimën E.Q dhe vazhdon ta godas, teksa personat tjerë i kërkojnë që të ndalojë duke i thënë ‘boll’. I njëjti pyet ‘shokët’ e tij që ndodheshin aty se ‘A e vrajmë qëtu ia q*jmë… ta mysim krejt?’.
E më të përfunduar rrahjen, i dyshuari i jep kohë 10 sekonda viktimës E.Q që të largohet nga aty, në të kundërtën e kërcënon se do ia zbraz karikatorin në kokë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit.
Në vijim mund të ndiqni videon: