Ndryshimi në krye të operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, me emërimin e gjeneralit Sergey Surovikin, ka sjellë pasojat e para, dhe janë tragjike për Ukrainën.
Moska dëshironte një përgjigje të fortë pas sulmit në urën e Krimesë, dhe sot kambanat e alarmit janë dëgjuar kudo në Ukrainë. Nga Kharvivi në Zhaporizhizhia, por edhe në qytete që nuk ishin prekur prej muajsh si Lviv dhe vetë kryeqyteti Kiev, raportohen bombardime që kanë shkaktuar viktima, ndonëse ende nuk ka një bilanc zyrtar.
Disa burime flasin gjithsesi për të paktën 8 viktima, vetëm në kryeqytet, ku kryebashkiaku Vladimir Klitshcko ka pranuar se kanë goditur struktura të rëndësishme.
Sipas mediave ukrainase, raketat ruse kanë goditur qendrën e kryeqytetit ukrainas, me popullsinë që është strehuar nën tokë, në stacionet e metrosë.
Janë goditur godina private edhe shtetërore, madje flitet se goditjet kanë përfshirë edhe disa nga zyrat e presidentit Volodymyr Zelensky.
Gjatë natës, forcat ruse kanë bombarduar qytete të ndryshme si Zhaporizhzhia , ku ndodhet një central bërthamor nën kontrollin rus.
Situatë e tensionuar edhe në Lviv, jo larg nga kufiri polak, ku i gjithë qyteti ndodhet pa drita pas bombardimeve. Goditur edhe qyteti i Ivano-Frankivsk, në pjesën perëndimore, ku ndodhet një central i rëndësishëm elektrik, që furnizon me elektricitet një pjesë të vendit.
Ka më medalje se të gjithë, kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi
I akuzuar në të kaluarën për brutalitetin e tij, veçanërisht në Siri, gjenerali Sirovkin ka paralajmëruar sulemt me një fjali të qartë: Për armiqtë e Rusisë, mëngjesi nuk nis me kafe”.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…