Komandanti i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi ka bërë të ditur se Pokrovski mbetet një prej pikave më të nxehta të luftës, ku ukrainasit kanë arritur të neutralizojnë 15 mijë ushtarë rusë vetëm gjatë janarit.
Syrskyi postoi një video në Facebook, të punës së palodhshme të ushtrisë ukrainase në vijën e parë të frontit.
Ai theksoi se operacionet mbrojtëse të ukrainasve po vazhdojnë – që kanë për synim të shkatërrojnë forcat armike si dhe rezervat e tyre që i kanë sjellë në Ukrainë.
“Ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje pushtuesve. Pokrovsk mbetet pika më e nxehtë. Vetëm në janar, ushtarët tanë neutralizuan më shumë se 15 mijë ushtarë rusë”, tha Syrskyi.
Gjithashtu falënderoi ushtarët ukrainas, për përkushtimin, efikasitetin dhe heroizmin e treguar që nga dita e parë e luftës.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…