“Besoj dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë rëndësi, njerëzit kanë rëndësi“, tha Eilish.

Pas vdekjes së Renee Good, e cila u qëllua për vdekje muajin e kaluar nga një oficer i ICE në Minneapolis, Eilish shkruajti në rrjetet sociale se ICE është një “grup terrorist i financuar dhe mbështetur nga shteti.”

Eilish u bëri thirrje figurave të tjera të njohura që të mos heshtin pas vrasjes së Alex Pretti-t, i dyti rast në pak kohë.

“Hey, kolegë të famshëm, do të flisni apo jo?”, shkruante këngëtarja në Insta Story.

Pas komentit të Eilish në Grammy, moderatori i ceremonisë, Trevor Noah, nuk i kurseu ironitë ndaj Trump.

“Ky është Grammy që çdo artist dëshiron”, tha Noah.

Të shtunën, 31 janar, Presidenti amerikan tha se publikimi së fundmi i dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me Jeffrey Epstein, tregon se ai është totalisht i pafajshëm.

“Dorëzo çelësat motër…”

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë plasur edhe kritika ndaj këngëtares.

Nisur nga deklarata e saj e fortë, komentuesit bëjnë thirrje që ajo të dorëzojë shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles tek një fis i amerikanëve vendas ose tek një emigrant i paligjshëm.

“Po nëse të gjithë shkonim në vilën e saj dhe thonim se do të jetonim aty tani? Është tokë e vjedhur, apo jo? Ajo nuk e zotëron”,shkruhej në një postim në “X”.

“Ajo po relaksohet në kështjellën e saj në Hollywood Hills me roje të armatosur dhe një sërë privilegjesh. Nëse toka është kaq e vjedhur, motër, dorëzo çelësat tek fisi më i afërt ose tek një familje emigrantësh”, YouTuber-i Brandon Tatum.