Kompania “Johnson & Johnson” bëri me dije se ka arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane për investimin e 1 miliardë dollarëve për të krijuar kapacitetet për krijimin e 1 miliard dozave vaksinë që ajo po teston për të ndaluar koronavirusin e ri që iu ka marrë jetën mbi 35 mijë personave në të gjithë botë.
Si pjesë e marrëvëshjes, qeveria amerikane do të paguajë për të mbështetur përpjekjet e kompanisë për të ndërtuar kapacitete prodhuese në Shtetet e Bashkuara.
“Johnson & Johnson” deklaron se ka përzgjedhur një prej vaksinave që ka prodhuar vetë, e cila do të fillojë testimin tek njerëzit në shtator me synimin që ta ketë gati për një përdorim emergjent në fillim të 2012, shumë më shpejt periudhës 18 mujore që iu nevojitet vaksinave të testohen, miratohen dhe pastaj të prodhohen në masë.
Kreu i ekipit kërkues të “Johnson & Johnson”, Paul Stoffels deklaroi se tashmë kompania duhet të rrisë kapacitetet prodhuese, edhe pse ende nuk ka marrë një të dhënat se vaksina e saj eksperimentale është e efektshme.
Kompania do të rrezikojë duke nisur me prodhimin e kësaj vaksine. “Ky është i vetmi opsion që kemi për t’ia dalë në kohë”, deklaroi Stoffels për Reuters.
Sipas tij, “Johnson & Johnson” ka një fabrikë prodhimi në Holandë që mund të prodhojë deri në 300 milionë doza vaksinë, por kjo nuk është absolutisht e mjaftueshme për të gjithë botën.