Kompania farmaceutike “Pfizer Inc” dhe ndërmarrja gjermane bioteknike “BioNTech” do të marrin 1.95 miliard nga qeveria e SHBA-së për prodhimin e 100 milionë dozave të vaksinës së tyre, potencuan kompanitë të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bazuar në marrëveshjen e të dyja palëve, parashihet që SHBA-ja të marrë edhe 500 milionë doza shtesë, tha Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore si dhe Departamenti i Mbrojtjes në vend.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, u mobilizua të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin e një vaksine të mundshme kundër coronavirusit.
SHBA lansoi programin “Operation Warp Speed” i cili do të merret me përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës si dhe për shpërndarjen e saj.