Përfaqësues të komunës së Zubin Potokut pretendojnë se në fshatin Jasenovik të kësaj komune po ndërtohet një bazë e policisë së Kosovës në mënyrë ilegale.
Zëvendëskryetarja e Zubin Potokut, Latinka Utviq, ka thënë se udhëheqja lokale ka pranuar ankesa nga banorët e fshatrave Jasenovik dhe Gazivode duke pretenduar se pronat e tyre private janë uzurpuar nga policia e Kosovës, raporton Kosovo-Online, transmeton Gazeta Express.
“Kemi bërë çfarë kemi mundur. Kemi dërguar një letër në stacionin policor në Zubin Potok dhe kemi kërkuar që ankesat e qytetarëve t’i drejtojnë te institucionet kompetente në Prishtinë. S’kemi pranuar ndonjë përgjigje deri sot”, tha Utviq.
Zëdhënësi i policisë për veriun, Branislav Radoviq, i ka thënë se mediumit serb Kosovo-Online se kanë pranuar një njoftim nga stacioni policor i Zubin Potokut sa i përket “uzurpimit të tokës”.
“Është marrë një njoftim për ankesën e banorëve të fshatit Jasenovik për gjoja uzurpimin e pronës së tyre nga kompania e quajtur ‘Eskivatori’ e cila kryen disa punime që përfshijnë gërmimin, zgjerimin e rrugës dhe rrafshimin e terrenit. Ankesa i referohet edhe faktit se punëtorët e kësaj kompanie, si dhe kantieri, sigurohen nga pjesëtarë të policisë të armatosur me armë të gjata dhe se pjesëtarët e policisë nuk lejojnë inspektorin e autorizuar komunal për projekte apo pjesëtarë të stacionit policor të Zubin Potokut për të hyrë në atë vend. Ata i ndaluan në gjysmë të rrugës, i identifikuan dhe i kthyen,” thotë Radoviq.
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sveçla ka vizituar dje veriun e Kosovës dhe ka vënë kurorë me lule në vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…