LAJME

Konflikti i dy familjeve: Ndaj djalit të Sekiraqës javën e kaluar u ngrit aktakuza për plagosjen e Pajtim Gashit

Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht. Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.

Incidenti i 1 shtatorit dyshohet se është vazhdim i rastit të plagosjes që u regjistrua në muajin mars.

Vrasja dhe plagosja në lagjen Aktash ndodhën fiks pas gjashtë muajsh nga plagosja e Pajtim Gashit, djalit tjetër të Capave, ku i dyshuar është djali i Salih Sekiraqës, Shkumbimi.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, javën e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.

Në aktakuzën, siç mëson Sinjali thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.

Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.

Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Krejt çka dihet për rastin që përfundoi tragjikisht mbrëmë

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i vrarë, është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u lënduan edhe Korab Gashi, Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago