BOTA

Konflikti Izrael – Palestinë, sulme ajrore pas mësymjes në Rripin e Gazës

Militantët e Gazës dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, ndërsa tensionet mes palëve u rindezën fuqishëm, pas një mësymje të ushtrisë së Tel Avivit në Rripin e Gazës, ku mbetën të vrarë 9 persona. Kjo ishte ofensiva më vdekjeprurëse në territorin e pushtuar në gati dy dekada.

Hamasi lëshoi rreth 5 raketa kundër izraelit, 3prej të cilave u interceptuan. Sakaq sulmet ajrore të Tel Avivit shënjestruan një fabrikë të prodhimit të raketave për militantët e po ashtu zona të trajnimit të militantëve.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në jug të Izraelit, por nuk pati raportime për viktima. Sulmet u dukën të kufizuara, si për të shmangur  përshkallëzimin e konflikti në një luftë të plotë. Megjithatë autoriteti Palestinez tha se do ti jepte fund koordinimit për sigurinë me Izraelin, një aranzhim që kishte ndihmuar në ruajtjen e rendit në Bregun Perëndimor.

Përballë agresionit të vazhdueshëm kundër njerëzve tanë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, konsiderojmë se koordinimi i sigurisë me qeverinë pushtuese të izraelit, nuk ekziston më.

Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se Tel Avivi nuk dëshironte përshkallëzimin e situatës, edhe pse urdhëroi vendosjen e forcave të sigurisë në gjendje gatishmërie. Izraeli dhe Hamasi janë përballur në 4 luftëra dhe një sërë përplasjesh më të vogla që kur grupi i militantëve mori pushtetin në gaza, nga forcat rivale palestinezë në 2007.

Ushtria izraelite bëri të ditur se operacioni i së enjtes në qytezën e Jenin në bregun perëndimor, synonte arrestimin e militantëve Islamikë, që siç thuhet, po planifikonin një sulm madhor. Gjatë mësymjes mbetën të vrarë 7 militantë dhe një grua 61-vjeçare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

8 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

10 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago