POLITIKE

Konflikti me Hamasin, ambasadori izraelit: Shumica e shqiptarëve na mbështet, i kuptojnë qëllimet tona

Izraeli luftën është duke e bërë me organizatën terroriste të Hamasit dhe jo me vetë palestinezët. Kjo është ajo që ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler theksoi më se tepërmi në një intervistë me Enkel Demin në “Abc e Mëngjesit”.

Siç u shpreh ambasadori, nuk ka ndonjë lidhje mes autoriteteve palestineze dhe Hamasit, ndërsa shtoi me palestinezët konflikti ekziston prej vitesh dhe e mira do të ishte të zgjidhej, por me grupe terroriste nuk mund të negociohet.

“Hamasi Rripin e Gazës e mori në një revolucion të dhunshëm. Aty ka autoritet terrori, s’ka të bëjë gjë me autoritetet palestineze. Palestinezët në Gaza janë duke u mbajtur peng nga Hamasi. Nuk ka liri atje. Njerëzit janë të kontrolluar në një mënyrë shumë brutale.”

I pyetur për arabët izraelitë, ambasadori Gendler tha se janë qytetarë që përbëjnë 20 për qind të popullatës izraelite dhe se ata kanë të gjitha të drejtat e tyre.

“Janë qytetarë si puna ime, që jetojnë në Izrael. Përbëjnë 20 për qind e popullatës tonë, i kanë të gjitha të drejtat e tyre. Qytetarë shumë të mirë, dhe ndonjëherë qëllimet e tyre shkojnë në ekstrem, e përfshihen në protesta e kështu, po ne duhet t’i tejkalojmë.”

Sipas diplomatit izraelit, për sa kohë protestat e arabëve izraelitë janë paqësore dhe brenda rregullave të demokracisë, për ta nuk ka asnjë lloj problemi. Kryediplomati i Izraelit në Shqipëri tha se në vendin tonë ndihet i sigurt dhe sheh që shumica e shqiptarëve e mbështesin Izraelin.

“Ndihem që shumica e shqiptarëve na mbështet. I kuptojnë qëllimet tona mjaft mirë. Ndihem shumë i sigurt. Dhe jo vetëm shqiptarët këtu, por edhe ata në Kosovë. Ndihemi shumë të sigurt.”

Por si mund të zgjidhet konflikti shumëvjeçar me palestinezët?

Ambasadori shpjegon: “Ne kemi konflikt me palestinezët, po negociojmë po përpiqemi ta zgjidhim, por këtë nuk e zgjidhim dot me Hamasin. Jam diplomat, por ndonjëherë diplomacia nuk funksionon. Nuk funksionoi para Luftës së Dytë Botërore me Hitlerin dhe nuk funksionon me njerëz që nuk njohim të drejtën tënde për të ekzistuar. Diplomacia është diçka e mrekullueshme, por i ka limitet e saj.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago