BOTA

Kongresmeni amerikan: Armët me rreze të gjatë janë çelësi i fitores së Ukrainës

Përfaqësuesi amerikan Adam Smith, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Uashingtoni shpreson të rrisë ndjeshëm sasinë e armëve me rreze të gjatë që Ukraina ka për të mposhtur Rusinë dhe për të penguar sulmin brutal dhe të paprovokuar të presidentit Vladimir Putin ndaj vendit.

Duke folur për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Smith tha se ai synon që Ukraina të marrë deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime – Kievi ka kërkuar të paktën 50 – sa më shpejt që të jetë e mundur “sepse në këtë luftë, kushdo që mund të shoh larg dhe gjuaj larg do të jetë në formë më të mirë”.

Smith tha se Putini po përpiqet ta zgjerojë territorin rus jo sepse ndihej i kërcënuar, por sepse “dëshironte të zgjeronte territorin e Rusisë përmes forcës brutale”.

Smith u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, derisa ishte në një udhëtim në fundjavë në Kiev me një grup ligjvënësish dypartiakë.

Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar tashmë një duzinë sisteme të tjera raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS).

Ndërkohë, aleatët perëndimorë kanë dorëzuar në Ukrainë disa sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS).

Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efektive.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

12 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago