POLITIKE

Konjufca: Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë monetare, por instrument që e kanë sjellë me furgon nga Beogradi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari nuk ka qenë thjeshtë një valutë monetare, por një instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës.

Ai sot para mediave ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.

“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjellur fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe”.

“Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit do të thotë po mundeni me kuptu se këtu nuk është thjeshtë këtu beteja e jo mirëqenia, jo tensionet, është thjeshtë ushtrimi praktik, konkret edhe fizikisht i Listës Serbe edhe i Beogradit te secila familje te 88 mijë të ardhura që vijnë edhe iu shkojnë drejt tek shtëpitë e tyre në mënyrë fizike, pra për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti ynë të ndërhyjë sepse kjo i ndihmon integrimit të serbëve po e godet pikërishtë atë manipulim fizik, që me iu shku njerëzve në shtëpi se kë e mbështesin, tash kërkush nuk të vjen tek shtëpia”, ka thënë Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago