Në rrugën “Puçibabë” të Gjilanit është kapur nga Policia e Kosovës një ngasës me shtetësi të Serbisë, duke kontrabanduar mallra.
Sipas raportit 24 orësh të policor, njësiti policor ka ndaluar automjetin e tij dhe gjatë kontrollit në kishte mall (mjete pune).
Për këtë është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.
Por, ky s’ishte i vetmi rast që u kap me kontrabandë në kufi.
Në fshatin Përpellac të Podujevës, policia kishte vërejtur një traktor i cili ishte duke lëvizur nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe i dyshuari sa po ka vërejtur policinë ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të Serbisë. Në traktor kishte të ngarkuar 5 m³ dru. Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, në fshatin Koshutic të Leposaviqit raportohet se njësiti patrullues ka ndaluar automjetin me targa të huaja, të cilin e drejtonte një i dyshuar kosovar, i cili përmes rrugëve ilegale nga Serbia ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit dhe procedurave tjera, vetura dhe i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…