Drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike (EZ), Janez Koipaç ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Shqipërisë të Sistemit Transmetues (OST) në lidhje me vendosjen e bllokut rregullator të sistemit energjetik midis Kosovës e Shqipërisë nuk ishte diçka e paditur për operatorin serb të Rrjetit Elektrik të Serbisë (EMS), sikundër as për përfaqësuesit e Rrjetit Europian të operatorëve të sistemeve transmetuese të energjisë elektrike (ENTS-E), shkruan sot agjencia serbe e lajmeve, Beta.
“E di se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është përgatitur një kohë të gjatë. Para dy javësh në kuvendin vjetor të Shoqatës së Operatorëve të Sistemeve Transmetuese ENTS-E në Helsinki, në të cilin ishte edhe drejtoresha e EMS-as-, Jelena Matejiq me ekipin e saj, këtë të gjithë e dinin, dhe nuk mund ta marr me mend se një gjë e tillë nuk ka qenë e koordinuar, por këtë duhet ta thonë kompetentët e ENTSO-E”, është shprehur Kopaç për Beta, transmeton Koha.net.
KOSTT-i dhe operatori shqiptar i sistemit transmetues më 3 dhjetor të këtij viti publikuan se në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e bllokut rregullator të sistemit energjetik mes Kosovës e Shqipërisë, e cila duhet të hyjë në fuqi më 20 prill të vitit 2020, kështu që Kosova me këtë rast del nga zona rregullative e EMS-esë.
Siç ka vlerësuar Kopaçi, “operacioni në bllokun rregullator EMS me operatorë të tjerë nuk ka kurrfarë konotacioni politik, ndryshe nga ç’është perceptuar në Serbi”.
“Vetë EMS-ja operon në bllokun rregullkator me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut (blloku SMM). Po ashtu edhe me Bosnjë e Hercegovinën, Kroacinë e Slloveninë. Ndërlidhjet e tilla janë plotësisht operative dhe kanë logjikën e optimalizimit të resurseve rezervë”, ka thënë Kopaç, transmeton Koha.net.
Siç është shprehur ai, problemi midis Serbisë e Kosovës “ka shumë aspekte, meqë ka shumë çështje të hapura midis KOSTT-it dhe EMS-së, ndërsa kryesorja është se janë grumbulluar në pafund borxhet e pazgjidhur midis këtyre dy operatorëve”.
“Aty hyjnë borxhet për rrymën me të cilën KOSTT-i e furnizon veriun e Kosovës. Aty janë borxhet e KOSTT-it ndaj EMS-së për balancimin e sistemit që e drejton. EMS-ja për shpërndarje e tepruar të kapaciteteve (transmetimin e rrymës) përdor rrjetin që e qeveris dhe të cilën e mirëmban KOSTT-it, prandaj një pjesë të të hyrave nga kjo do të duhej t’i takonte KOSTT-it”, ka thënë ai.
EMS-ja para tri vjetësh, ka thënë Kopaç, ishte pajtuar që të hyrat nga transmetimi jashtë kufijve i rrymës t’i ndajë me KOSTT-in përgjysmë, por nuk i ka ndarë.
Bashkësia Energjetike ka nisur procedurën kundërvajtëse kundër Serbisë për shkak të shkeljes së kontratës mbi themelimin e Bashkësisë Energjetike.
“Nuk është zgjidhur as çështja e borxhit që KOSTT-i duhet shlyej ndaj bankave për ndërtimin e intergkonjeksionit 400 kilovatësh në drejtim të Shqipërisë, i cili nuk shfrytëzohet , meqë EMS-ja ka bllokuar anëtarësimin e KOSTT-it në ENTSO-E, për pasojë KOSTT-i nuk mund të afarojë vetë në tregun ndërkombëtar”, ka sqaruar Kopaç.
Sipas tij “ka edhe borxhe të tjera të ndërsjella, por duket se ENTSO-E ka vendosur t’i japë fund kësaj situate”.
“Ndoshta tash të gjithë e kanë më lehtë, ndonëse çështja e grumbullimit të borxheve të ndërsjella mbetet e pazgjidhur”
“Çështja është shndërruar në problem ndërkombëtar, meqë KOSTT-i, si operator më shumë se një vit e gjysmë nuk ka mbajtur frekuencën e nevojshme 50 hercash në rrjetin transmetues, ndërsa është iniciuar për shkak se rryma në veri të Kosovës nuk paguhet ose edhe nëse paguhet ato të holla nuk i shkon KOSTT-it”.
Ai ka vlerësuar se “ndoshta sasitë, ashtu të marrjes së paautorizuar të rrymës nga sistemi, që mund të quhet edhe vjedhje, ndonjëherë ishin edhe më të mëdha se shpenzimi në veri të Kosovës”, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta Kopaçi, transmeton Koha.net. .
“Rënia e tillë e frekuencave nën 50 herca gjithsesi ishte precedent në Europë, meqë një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Secili operator u përmbahet rregullave të frekuencave, i vetmi KOSTT-i jo. Nga ana tjetër parimisht KOSTT-i as që ishte i detyruar t’u përmbahet rregullave të frekuencave, meqë nuk opeon si zonë rregullatorë meqëp EMS-ja nuk e ka lejuar të bëhet anëtare e ENTSO-E”, ka thënë ai.
Mungesën e frekuencave një kohë e kanë mbuluar operatorët më të fortë europianë falas, pastaj fatura nisi t’i shkojë EMS-së dhe kjo konsumatorëve serbë të rrymës u ka kushtuar shumë euro, meqë EMS-ja është e ngarkuar për zonën rregullatorë edhe të KOSTT-it.
“Serbia me përpjekjet për bllokimin e hyrjes së Kosovës në ENSTO-E me siguri dëshironte të imponojë formimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe në veri të Kosovës, por problemi teknik i frekuencave mbeti për kohë të gjatë i pazgjidhur dhe kështu në insistimin e saj humbi disa raste të mira që problemi të zgjidhet në nivel operatorësh”, ka thënë Kopaç.
gjitha problemet e lidhura me sektorin energjetik në mes të Serbisë e Kosovës vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura, por konsideroj se tani EMS-ja e ka më lehtë. Besoj se edhe KOSTT-i do t akëte më lehtë, sikundër edhe OST-it të Shqipërisë, i cili do të marrë përgjegjësinë për bllokun rregullator”, është shprehur Kopaç, transmeton Koha.net.