Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë shkëmbyer të shtëna paralajmëruese në brigjet e tyre perëndimore, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e kufirit të tyre detar mes tensioneve të rritura lidhur me testet e armëve nga ana e Phenianit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut tha më 24 tetor se ka kryer të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje të Koresë së Veriut që kaloi kufirin de fakto detar të shtetit, duke shtyrë Veriun që të veprojë njësoj, shkruan Al Jazeera.
Ushtria e Koresë së Veriut gjuajti 10 të shtëna paralajmëruese artilerie drejt ujërave të saj territoriale, ku “u zbulua lëvizja e armikut detar”.
Sipas Phenianit, një anije detare të Koresë së Jugut kaloi në ujërat e Koresë së Veriut me pretekstin e goditjes së një anijeje të paidentifikuar.
Shkëmbimi i të shtënave paralajmëruese erdhi pasi Koreja e Veriut ka kryer gjatë këtij viti testime të raketave, përfshirë edhe një raketë me rreze të gjatë veprimi, që ka fluturuar mbi Japoni.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…