Koreja e Veriut ka ndaluar xhaketat prej lëkure, në mënyrë që njerëzit të mos duken si Kim Jong-un.
Veshjet prej lëkure u veshën nga Kim Jong-un në dhjetor të vitit 2019 dhe që atëherë janë bërë një trend në mesin e klasës elitare për të treguar besnikërinë dhe mbështetjen e tyre ndaj udhëheqësit suprem.
Diktatori i Koresë së Veriut duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e xhaketave lëkurë, ka ardhur një vendim drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” cenon autoritetin e tij.
Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie. Tregtarët vendas filluan të blinin xhaketa lëkurë. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…