Të dhënat e fundit nga fronti i luftës me koronavirusin në Itali konfirmojnë shpresën se kurba në grafikun e pandemisë do nisë rënien graduale, se nuk duhet vigjilenca dhe se çdo ditë e re do ketë informacione pozitive.
Një tjetër lajm i mirë vjen nga rajoni i Lombardisë ku veç tendencës në ulje të infeksioneve është ulur edhe numri i pacientëve që i nënshtrohen terapisë intensive.
Italia po e mund virusin. Karantina po jep rezultatet e pritura. Sipas të gjitha matjeve nga autoritetet e shëndetit, epidemia në Itali tashme ka arritur pikun.
Instituti Italian i Shëndetit Publik deklaroi se indeksi i transmetimit të virusit po zbret afër shifrës 1, që do të thotë se 1 i prekur infekton potencialisht vetëm 1 tjetër. Rrjedhimisht kurba e të infektuarëve ka arritur majën e sheshtë dhe nga këtej e tutje pritet të fillojë rënia graduale.
Numri i të infektuarëve në Lombardi ka shënuar rënie për të disatën ditë rresht.
Për herë të parë në këtë rajon numri i pacientëve në terapi intensive, jo vetëm që nuk është rritur, por ka shënuar rënie. Presidenti i Institutit të lartë të shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se masat e distancimit social duhet të vazhdojnë derisa indeksi i transmetimit të bjerë në 0.5, cka nënkupton vënien totalisht të epidemisë në kontroll.