Koronavirusi, mjeku shqiptar në SHBA: Fajin e ka Kina, nuk paraqiti të dhëna të sakta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, superfuqia botërore që për opinionin zakonisht lexohet si e paarrirë, sinonim suksesesh, titan që bën ballë çdo sfidë sociale e ekonomike, zhgënjeu këtë herë.

Theu rekorde për të prekurit dhe viktimat nga Covid-19, mbeti peng i ekonomisë dhe vonoi masat dhe rikthimi në rigorozitet përbënte padiskutim një vështirësi për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll miliona banorët e secilit shtet amerikan, me shumë kultura, mendësi e perceptime. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2 ishte mjeku shqiptar në Nju Jork, Sulejman Çelaj, drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në spitalin e San Barnabas, në Bronx, i cili qartësoi situatën në SHBA.