Italia raporton përmirësim në pandeminë koronavirus. 525 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, shifra më e ulët në dy javët e fundit. Ndërkohë, rastet e reja në vendin fqinj përgjatë ditës së fundit janë 2972.
Që prej shpërthimit të virusit në vendin fqinj, kanë vdekur më shumë se 15 mijë vetë. Rastet e reja me Covid-19 ishin rreth 3 mijë, ndërsa në total janë prekur më shumë se 127 mijë persona.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e vendosura për të frenuar përhapjen e pandemisë dhe pasojat tragjike kanë funksionuar. Sa i përket rikthimit në normalitet, nënvizoi se nuk mund të japë një datë.
Lombardia dhe Toskana janë dy rajonet e para që kanë bërë të detyrueshme vendosjen e maskave mbrojtëse nga qytetarët që do të dalin nga shtëpitë.
“Maskat e zgjidhin 100% problemin”, thekson guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana.
Pavarësisht përmirësimit të situatës, autoritetet nuk pritet të lehtësojnë masat.
Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur më shumë se 9 mijë qytetarë pasi shkelën urdhërin e izolimit.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…