Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit., nga 212 teste të realizuara.
Në total, numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë është 736.
Gjithashtu, janë shënuar edhe 12 persona të shëruar, duke e çuar në 422 numrin e të shëruarve.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në kuadër të informimit të përditshëm për situatën e infeksionit Sars-Cov2 dhe sëmundjes COVID-19, ju bëjmë me dije se:
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…