ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 4 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 872 numrin total të të prekurve. Ky i sotmi është numri më i vogël i të prekurve që prej 8 javëve të fundit duke shënuar kështu një rekord.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 persona duke e çuar në 654 numrin e të shëruarve, ndërsa 187 persona mbetën të infektuar aktivë.
Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të shëruarve, ndërsa qeveria ka lehtësuar masat duke lejuar më shumë lëvizje dhe rihapjen e mjaft bizneseve. Ekspertët presin një rritje tjetër të numrit për shkak të lehtësirave, por efektet e këtij vendimi pritet të shihen në ditët në vijim.
Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.