Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se takimi i 27 qershorit i Kosovës dhe Serbisë i caktuar nga administrata e Trump do të zgjas 3 ditë. Mbi 90 përqind, aty do të dominojnë temat ekonomike, për të cilat amerikanët do të përpiqen të sigurojnë një marrëveshje ndërmjet palëve.
Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, befasoi shumëkënd të hënën, kur publikoi datën e takimit Kosovë -Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Në radhë të parë data e takimit ishte e papritur edhe për europianët të ciltë kishin nisur emisarin e tyre, sllovakun, Lajcak drejt Prishtinës, i cili po ashtu po planifikonte t sillte datën e takimit ndërmjet palëve në Bruksel. Por, udhëtimi i tij u komplikua në Zvicër dhe Lajcak arriti në destinacion jo me pak peripeci.
Lexo Edhe:
Kuvendi i rrëzoi dekretet për 3 ligje, Meta thirrje SPAK: Të hetojë, ligjet klienteliste
Grenell në cilësinë e të ngarkuarit me punën e bisedimeve para pandemisë ka arritur t’i bindë Kosovën dhe Serbinë për dy marrëveshje, njëra për vendosjen e një linje ajrore Prishtinë -Beograd dhe tjetra për hekurudhat.
Pala kosovare, e as ajo serbe ende nuk i kanë caktuar delegacionet që do të shkojnë në kryeqytetin amerikan por pritet që atje do të udhëtojnë Presidentët dhe Kryeministrat e dy vendeve.
Kryeministri Hoti sot duke folur për këtë temë ka thënë se paraprakisht ka marr vesh se atje nuk do të ketë një marrvëeshje të gatshme që vetëm do të nënshkruhet, duke lënë të kuptohet se palët do të zhvillojnë negociata.
Gazeta Express nga burimet e saj merr vesh se takimi i Ëashingtonit do të zgjas 3 ditë dhe në fokus do të jenë cështjet ekonomike, më saktë mbi 90 përqind e përmbajtjes së tyre.
Por, mbetet e paqartë nëse pas këtij takimi amerikanët do të organizojnë edhe një tjetër pas këtij raundi.
“Mbetet e paqartë a do të ketë raund të dytë të bisedimeve para zgjedhjeve në SHBA” ka thënë një burim i Gazetës.
Se ekonomia do t dominoj në këtë event ka thënë kohë pas kohe edhe Grenell ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe Vuçiq i cili dje tha se amerikanët janë të interesuar për cështjet ekonomike.
Sido që të jetë zyrtarisht as në Prishtinë as në Beograd s’kanë dhënë detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve.
Ndryshe, Lajcak i cili po ashtu po përpiqet t’i rikthej palët për bisedime në Bruksel ka thënë se tashmë i ka datat dhe agjendën për bisedime, por s’ka folur më shumë.\
Grenell në postimin e tij ku bëri me dije se ka ftuar palët në Ëashington ka lënë të kuptohet se amerikanët do të insistojnë fort për marrëveshje.
“Nëse ndonjëra palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, atëherë ato do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në zhvillimin e ekonomive. Ky është përqendrimi. I pres me padurim këto diskutime” ka shkruar emisari amerikan të hënën.
Për ngjarjen mbrëmë u deklaruar edhe Robert O B’rien Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump i cili paralajmëroi diskutime të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.