Kosova “ndan” Vuçiçin me Putinin, Presidenti serb: Ai po e përdor Kosovën për të justifikuar veprimet e tij në Donbas

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në fjalën e tij për mediat përpara takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin.

Vuçiç tha se Putin është duke e përdorur Kosovën për të justifikuar sulmet e tij në Ukrainë.

Reagimi i referohet deklaratës së presidentit rus, ku tha se nëse Kosova ka paur të drejtën të jetë e pavarur, atëherë pse të njëjtën të drejtë nuk mund ta kenë edhe rajonet lindore të Ukrainës.

“Nuk kishte gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë gjykatë të vetme që e sheh këtë gjë ndryshe. Por Putin po e shfrytëzon shkeljen e ligjit ndërkombëtar në vitin 1999 nga NATO për aksionet e tij në Donbas. Ai shpjegon, bazuar në argumentet e Perëndimit në atë kohë, që kishte gjenocid në Donbas, gjë për të cilën ai duhet të ndërhyjë”, ka thënë Vuçiç.