POLITIKE

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm” | Deklarata e ministrit Aliu nxit reagime të shumta

Deklarata e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”, ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale.

Aliu ka befasuar mbrëmë me këtë deklaratë që e dha në emisionin “ZANAT” në T7.

Ai tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

“Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë Ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë Aliu.

Ishte deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila e ka shpërndarë deklaratën e Aliut, duke thënë se “Kështu e shohin Kosovën, njerëzit që i keni votuar 51%”.

Kurse analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur Aliun “politikan sharlatan” si dhe “dështak e demagog të gërditshëm”.

“Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qytetarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit, që e çojnë këtë vend përpara. Një dështak e demagog i gërditshëm”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkohë, zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar duke thënë se Kosova është e përjetshme  e “Qeveria e VV-së e përkohshme!”.

“Kosova shtet i përkohshëm?!  Kështu po thotë sonte Ministri Liburn Aliu, nga partia që se njeh Kosovën shtet! Nga PARTIA (VV), që nuk ka guxim të intonojë himnin e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të partisë! Këta janë ministrat dhe partia që guxojnë veç paratë edhe privilegjet me ia marr këtij ‘shtetit të përkohshëm’. Kosova është e përjetshme! Qeveria e VV-së e përkohshme!”, ka shkruar zyrtarja e LDK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago