FOTO&VIDEO

Kosovari e pranoi se luftoi për ISIS-in, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist Fidan Demollin, pasi i njëjti kishte pranuar fajësinë që luftoi për ISIS-in.

Gjykatësja Shadije Gërguri gjatë shpalljes së aktgjykimit, ka njoftuar se të akuzuarit Demolli, në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, i akuzuari Demolli është i obliguar të paguajë edhe shpenzimet e procedurës për paushallin gjyqësor në shumën prej 50 euro, si dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 15 dhjetor 2021, i akuzuari Fidan Demolli në gusht të  vitit 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me personin Ardian Hyseni, nga Prishtinë, përmes vendkalimit kufitar “Hani i Elezit”, kishin depërtuar në Maqedoninë e Veriut.

Siç thuhet në aktakuzë, më pas përmes Bullgarisë kishin arritur në Turqi-Stamboll e pastaj në Gazientep dhe pas kontaktit me Burim Demollin, kishin depërtuar në brendi të Sirisë dhe ishin regjistruar në ISIS, ishte pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe pas ushtrimeve luftarake kishte marrë pjesë në luftërat në Siri.

Sipas PSRK-së, më pas i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021, me ç’rast është riatdhesuar në Kosovë, raporton Betimi për Drejtësi.

Për këto veprime, Demolli ngarkohej me veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga nenin 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago